Korporata
Bashkëpunoni me MPAY

Cilët jemi ne

MPAY është një shërbim inovativ dhe stimulues, i cili bën të mundur që çdo person me çdo tip telefoni celular të kryejë pagesa të ndryshme. Tashmë, të gjithë Shqiptarët mund të përdorin telefonin celular për të paguar faturat e tyre, për të kryer rimbushje elektronike, për të kontrolluar vlerën e llogarisë bankare si dhe për të marrë njoftime lidhur me datat e faturave për t’u paguar.

Vizitoni arkivën e Newsletter për të mësuar më tepër.

Avantazhet për kompanitë dhe klientët e tyre:

Kanal inovativ pagese për klientët tuaj – MPAY është një zgjidhje inovative dhe fleksibële e cila i jep klientëve një kanal më tepër për të kryer pagesa dhe lirinë për të paguar në një mënyrë të thjeshtë dhe të sigurtë

Shtrirja e rrjetit – Klientët mund të kryejnë pagesën e faturës kudo brenda vendit, gjithashtu edhe kur ndodhen jashtë Shqipërisë, në çdo moment (24 orë në ditë, 7 ditë në javë edhe gjatë festave). Gjithashtu klientët mund të paguajnë dhe faturat e palëve të treta

Sinkron – MPAY mund të integrohet me sistemin e faturimit të tregtarit për të bërë të mundur një rrjet pagesash sinkrone me proçese më efiçente se rrjetet asinkrone të përbëra nga kanale të ndryshme, duke reduktuar kostot e proçesimit të pagesave

Siguria – MPAY është mënyra më e sigurtë e pagesës së faturave për tregtarin dhe klientët e saj. Transaksionet kryhen në mënyrë elektronike (pa prezencën e parasë fizike) duke reduktuar rastet e grabitjeve, të vjedhjeve nga punonjësit dhe të korrupsionit

Këto janë disa nga avantazhet e shërbimit MPAY. Jeni të mirëpritur të na kontaktoni për të biseduar më gjerë rreth bashkëpunimit me MPAY.