Pyetje
Pyetje të Shpeshta

Pyetje rreth shërbimit:


Si mund të regjistrohem në MPAY?

MPAY bashkëpunon me institucionet bankare për të ofruar një shërbim të thjeshtë dhe të sigurtë. Mund të regjistroheni në një nga bankat tona partnere (Raiffeisen Bank dhe Societe Generale Albania) me numrin tuaj celuar. Regjistrimi është pa pagesë dhe kërkon vetëm 5 minuta.

Në cilat banka mund të regjistrohem?

Mund të regjistroheni në MPAY në çdo degë të Raiffeisen Bank dhe Societe Generale Albania.

Cili operator celulari më nevojitet për tu regjistruar në MPAY?

Mund të regjistroheni me numrin tuaj celular Vodafone Albania, Telekom Albania apo Eagle Mobile, me parapagesë apo kontratë.

Sa i sigurtë është MPAY?

MPAY bashkëpunon me institucionet bankare për të ofruar një shërbim të thjeshtë dhe të sigurtë. Shërbimi është i lidhur me numrin tuaj celular dhe i mbrojtur nga kodi personal i sigurisë PIN, si i tillë mund të përdoret vetëm nga ju dhe të autorizohet vetëm nga ju. Për më tepër MPAY është licencuar nga Banka e Shqipërisë duke e bërë mënyrën më të sigurtë për të kryer pagesa.

Sa kushton MPAY?

Të gjitha shërbimet e MPAY ofrohen pa pagesë. Regjistrimi është falas, pa komision mujor dhe pa komision per pagesat që do të kryheni.

Sa kohë zgjat regjistrimi?

Proçedura e regjistrimit është shumë e shpejtë. Mjafton të paraqisni tek Bankieri Personal numrin e telefonit celular dhe llogarinë rrjedhëse që do të përdorni për MPAY dhe të nënshkruani kushtet dhe termat e përgjithshme. Do të pajiseni menjëherë me një kod të sigurtë PIN të cilin mund ta përdorni për të aktivizuar shërbimin duke hyrë ne menunë #777#.

Mund të regjistrohem me më shumë se një llogari bankare?

Ju mund të lidhni vetëm një llogari bankare nga një bankë e caktuar me shërbimin MPAY. Ndërkohë jeni i lirë të regjistroni llogaritë rrjedhëse ne bankat e tjera.

Mund të regjistrohem në më shumë se një bankë?

Po, ju mund të regjistroheni për shërbimin MPAY në më shumë se një bankë partnere. Më pas në menunë MPAY mund të zgjidhni llogarinë të cilën dëshironi ta përdorni për kryerjen e pagesave.

Mund të regjistrohem me llogarinë time në valutë të huaj?

MPAY mund te lidhet vetëm me llogaritë rrjedhëse në Lek.

Nuk kam kredit në numrin tim celular. Mund të vazhdoj të përdor shërbimin?

Ju mund të aksesoni shërbimin dhe të kryeni pagesa edhe nëse nuk keni kredit ne llogarinë e numrit tuaj celular, pasi llogaria me rëndësi për kryerjen e pagesës është llogaria bankare. Kjo e fundit duhet të ketë fonde në mënyrë që të kryhet pagesa. Duke qenë se thirrja e numrit #777# është pa pagesë, ju mund ta kryeni këtë edhe pa patur kredit në celularin tuaj.

Nuk kam gjendje në llogarinë time bankare. Mund të vazhdoj të përdor shërbimin?

Po, ju mund të vazhdoni të përdorni MPAY por nuk do të mund të kryeni pagesa nëse nuk keni gjendje në llogarinë tuaj bankare apo nëse nuk mundeni të përdorni overdraft-in. Mund të lidhni një llogari bankare në një tjetër bankë për ta përdorur në të tilla raste.

Mund të përdor MPAY në një shtet tjetër?

Po, ju mund të përdorni shërbimin MPAY në çdo vend të botës ku telefoni juaj celular punon normalisht. Aksesimi ështe falas edhe kur përdoret jashtë Shqipërisë përveç rasteve kur operatori juaj celular ju njofton ndryshe.

Kam ndryshuar numrin celular. Mund të vazhdoj të përdor shërbimin?

Jo automatikisht, ju duhet të shkoni në bankën tuaj për të ndryshuar numrin celular të lidhur me llogarinë tuaj MPAY.

Jam regjistruar në më shumë se një bankë? Si mund te ndryshoj llogarinë kryesore?

Mjafton të hyni ne menunë MPAY duke thirrur #777# dhe të zgjidhni “Administro llogarine MPAY” e më pas “Administro Llogaritë Bankare”. Më pas zgjidhni llogarinë tuaj kryesore.

Nuk kam një llogari bankare. Mund të regjistrohem në MPAY?

Për të përdorur MPAY dhe për të kryer pagesa ju duhet të keni një llogari bankare. Hapja e një llogarie bankare është mënyra më e sigurte nga e cila mund të përfitoni shumë avantazhe.

Mund të regjistrohem me më shumë se një numër telefoni celular?

Ju mund të regjistroheni vetëm me një numër telefoni celular lidhur me llogarinë tuaj MPAY.

Kam ndryshuar telefonin. Mund të vazhdoj të përdor shërbimin?

Po, MPAY funksionon me të gjithë tipet e telefonave celularë dhe është i lidhur vetëm me numrin tuaj celular, si rrjedhojë mund të ndryshoni telefonin tuaj dhe përsëri të përdorni MPAY në të njëjtën mënyrë.

Është MPAY i licencuar për këtë shërbim?

Po, MPAY është licencuar nga Banka e Shqipërise si një institucion financiar jo-bankë.

Si mund të di më shumë rreth MPAY?

Ju mund të vizitoni seksionin “Për Ne” në këtë faqe, të vizitoni profilet tona në Facebook, Twitter dhe Linkedin ose të na shkruani në adresat tona.

Çfarë ndodh me shërbimin tim MPAY nëse mbyll llogarinë bankare?

Për të vazhduar përdorimin e shërbimit ju duhet të keni të lidhur të paktën një llogari bankare.

Si mund te çregjistrohem nga MPAY?

Ju mund të çregjistroheni nga MPAY duke shkuar në bankë dhe të kërkoni të çregjistroheni.

Më nevojitet një smartphone?

Jo, MPAY funksionon me të gjithë tipet e telefonave celularë.

Probleme me Windows Phone?

Windows Phone të cilët kanë sistemin operativ versionet 7.5-7.9 për arsye të një problemi teknik nuk mund të aksesojnë menunë #777# dhe rrjedhimisht nuk mund të përdorin shërbimin. Ky problem nuk është i lidhur me MPAY apome partnerët e saj. Nëse zotëroni një telefon celular me sistem operativ Windows Mobile 7.5-7.9 do t’ju sugjeronim të azhornonit sistemin operativ në Windows Phone 8.

Më nevojitet të instaloj programe të veçanta në telefonin tim celular?

Jo, ju nuk do të keni nevojë të instaloni asnjë program të ri apo të krijoni konfigurime të reja ne celularin tuaj. Pasi të regjistroheni mjafton të thërrisni #777# për të përdorur shërbimin.

Më nevojitet lidhje interneti?

Jo, ju nuk duhet të keni një lidhje interneti për të përdorur shërbimin. Për të aksesuar menunë mjafton që telefoni juaj celular të ketë valë.

Po nëse bart numrin tim celular?

Bartja e numrit tuaj celular nuk do të ndikojë në llogarinë tuaj MPAY për sa kohë do të përdorni një nga kompanitë celulare partnere me MPAY.

Pyetje rreth ‘Pagesë Faturash’


Çfarë informacioni më nevojitet për të paguar një faturë?

Për të paguar një faturë mjafton të dini numrin e faturës. Pasi të keni hyrë ne menunë Pagesë Faturash zgjidhni shërbimin që do të paguani dhe vendosni numrin e faturës.

Nuk e kam faturën e printuar, mund të paguaj nëpërmjet MPAY?

Po, mjafton të dini numrin e faturës për të kryer pagesën.

Kam marrë njoftimin me SMS për një faturë të re por fatura e printuar nuk ka ardhur ende, mund ta paguaj faturën nëpërmjet mesazhit?

MPAY ju njofton menjëherë sapo fatura të jetë e vlefshme për t’u paguar. Nëse keni marrë njoftimin me SMS mjafton t’i pergjigjeni mesazhit dhe pagesa kryhet menjëherë.

Fatura i përket dikujt tjetër, mund ta paguaj unë për të?

Po ju mund të paguani faturat e miqve dhe të afërmve. Mjafton të dini numrin e faturës.

Më duhet të marrë një vërtetim për pagesën e një fature, si mund ta kem në rast se fatura është paguar nëpërmjet MPAY?

Ju mund të merrni një vërtetim nga banka juaj për çdo transaksion të kryer nëpërmjet MPAY. Gjithashtu MPAY ju dërgon një SMS konfirmues me detajet e pagesës pasi paguani faturën

Do të paguaj ndonjë komision për transaksionet e kryera?

Jo, ju do të paguani vetëm vlerën e faturës pa asnjë komision shtës.

Sa kohë nevojitet për mbylljen e transaksionit?

Transaksioni mbyllet menjëherë pasi keni dhënë konfirmimin. Në çdo rast ju do të njoftoheni me një SMS.

A mund te kthej pagesën e një fature?

Ju lutem kontaktoni me bankën tuaj për çdo kthim pagese.

Pyetje rreth ‘Rimbushje Elektronike’

Kush është ndryshimi midis një rimbushjeje nëpërmjet MPAY dhe një rimbushjeje në dyqan?

Ju do të përfitoni të njëjtën vlerë rimbushjeje si në çdo dyqan. MPAY ju jep avantazhin e rimbushjes në çdo kohë dhe kudo që ndodheni.

Mund të rimbush numra të tjerë? Do të më duhet ndonjë konfirmim nga zotëruesi i numrit?

Po, ju mund të rimbushni çdo numer telefoni celular. Mjafton të hyni në menunë Rimbush Kreditin e Celularit dhe zgjidhni kompaninë celulare për numrin qe dëshironi të rimbushni, vendosni numrin e celularit, vlerën e rimbushjes dhe konfirmoni.

Do të paguaj ndonjë komision për kryerjen e një rimbushjeje?

Jo, ju nuk do të paguani komision për të kryer një rimbushje.

Mund të aktivizojë një ofertat nga menuja MPAY?

Po, ju mund të aktivizoni paketën që dëshironi menjëherë pasi keni konfirmuar rimbushjen, për numrat Vodafone, duke zgjedhur “1.Zgjidh Paketen”. Zgjidhni paketën që dëshironi dhe konfirmoni aktivizimin. Paketat mund t’i aktivizoni edhe kur rimbushni një numër tjetër.

Sa kohë nevojitet për transferimin e kreditit?

Transferimi i kreditit kryhet menjëherë. Numri që përfiton rimbushjen do të njoftohet menjëherë me një SMS nga operatori celular për përfitimin e kreditit.

Nuk ndodhem në Shqipëri. Mund të rimbush numrin tim apo një numër tjetër nëpërmjet MPAY?

Po, mund të përdorni shërbimin MPAY kudo qe ndodheni jashtë Shqipërisë. Aksesimi është pa pagesë edhe në këtë rast.

Po nëse numri është i bartur? Mund të kryej një rimbushje në këtë rast?

Po, rimbushja e një numri celular të bartur funksionon në të njëjtën mënyrë si me numrat e tjerë celular.

Pyetje rreth ‘DigitAlb’


Cfarë informacioni më nevojitet për të blerë një paketë abonimi?

Për të blerë një paketë abonimi ju nevojitet vetëm numri i Smart Card. Regjistroni Smart Card-in duke zgjedhur 6.Digitalb dhe më pas 1.Regjistrim i Smart Card të re dhe ndiqni hapat. Më pas numri i Smart Card do të mbetet i regjistruar dhe për të blerë nje paketë abonimi mjafton të zgjidhni Smart Card-in respektiv dhe të zgjidhni produktin që dëshironi nga lista

Mund të regjistroj më tepër se një Smart Card?

Po. Ju mund të regjistroni deri në 4 Smart Card. Në çdo rast mund të çregjistroni një Smart Card duke zgjedhur 2.Cregjistro Smart Card në menunë Digitalb

Përse më kërkohet të jap numrin e telefonit kompanisë Digitalb?

Në mënyrë që të merrni SMS-në konfirmuese për aktivizimin me sukses të paketës, kompania Digitalb duhet të ketë numrin tuaj të celularit.

Kur do të mund të blej abonimet e Pop Corn?

Shërbimet Pop Corn do të ofrohen së shpejti nga Digitalb. Ju do të keni mundësi të blini një event duke vendosur kodin e eventit apo të rimbushni llogarinë tuaj nëpërmjet MPAY. Për momentin këto shërbime ofrohen nëpërmjet paketës DigiPlay të cilën mund ta blini nëpërmjet MPAY. Mjafton të zgjidhni Smart Card-in në menunë Digitalb, paketa DigiPlay do të gjendet në faqen e fundit të listës së produkteve.

A do të përfitoj nga uljet promocionale të Digitalb?

Po ju do të përfitoni paketat e abonimit edhe me çmimet promocionale të ofruara nga Digitalb.

Pyetje rreth ‘SMS Alert’


Mund të regjistroj më shumë se një kontratë për të njëjtin tregtar?

Po mund të regjistroni deri në 5 kontrata për tregtar.

Si mund të aktivizoj SMS Alert për kontratën e OSHEE apo një tregtari tjetër?

Pasi të kryeni pagesën e faturës suaj OSHEE nëpërmjet menusë #777# zgjidhni 1.Konfirmo për të konfirmuar aktivizimin e SMS Alert. Mënyra tjetër është duke dërguar mesazh në numrin 55000 me tekst: OSHEE kodi_i_klientit më pas të ndiqni hapat për të konfirmuar numrin e kontratës duke dërguar: R OSHEEkodi_i_klientit. E njëjta proçedurë vlen dhe për tregtarët e tjerë.

Nuk jam zotëruesi i kontratës. Mund të regjistroj faturat e kontratës në SMS Alert edhe në këtë rast? Më nevojitet konfirmim?

Po, mund të regjistroni kontrata në SMS Alert edhe në rastet kur ju nuk jeni zotëruesi i kësaj kontrate. Do t’ju nevojitet vetëm numri i kontratës

Kam ndryshuar numrin celular të lidhur me llogarinë MPAY. Do të vazhdoj të marr SMS Alert?

Po, do të vazhdoni të merrni SMS Alert.

Kam ndryshuar llogarinë bankare kryesore të lidhur me MPAY. Do të vazhdoj të marr SMS Alert?

Po do të vazhdoni të merrni SMS Alert. Do të ndryshojë vetëm llogaria bankare nga e cila kryhet pagesa.

Mund të paguaj nëpërmjet SMS-së?

Po. Mjafton t’i përgjigjeni njoftimit me SMS.

Kushton më tepër nëse paguaj me SMS?

Jo. Pagesa nëpërmjet SMS nuk ka komisione shtesë. Ju do të tarifoheni vetëm 10 LEK + TVSH nga krediti juaj celular nga operatori juaj për SMS-në e dërguar.

Pyetje rreth Sigurisë


Kam humbur telefonin celular, mund të bllokoj përkohesisht shërbimin?

Po, ju mund të kontaktoni bankën tuaj në çdo moment dhe të kërkoni një bllokim të përkohshëm. MPAY mbetet i sigurt nëpërmjet kodit PIN edhe në rastet kur ju humbisni telefonin tuaj celular. Për më tepër MPAY është i lidhur vetëm me numrin tuaj celular dhe asnjë e dhëne nuk ruhet në telefonin celular.

Kam bllokuar përkohësisht shërbimin. Si mund ta riaktivizoj?

Ju mund të drejtoheni në çdo moment në degën më të afërt të bankës suaj për të riaktivizuar shërbimin.

Nëse dikush është duke përdorur telefonin tim celular mund të aksesojë në llogarinë time MPAY?

MPAY është i lidhur vetëm me numrin tuaj celular dhe jo me telefonin celular që përdorni. Për më tepër aksesi është i siguruar nga kodi juaj personal PIN.

Ruhet ndonjë nga informacionet e lidhura me MPAY në telefonin celular?

Asnjë informacion nuk ruhet në telefonin tuaj celular. Për më tepër çdo lidhje që vendoset në momentin e hyrjes në menunë MPAY enkriptohet dhe më pas zgjidhet menjëherë sapo dilni nga menuja.

Kam vendosur kodin PIN tre herë gabim. Si mund të riaktivizoj shërbimin?

Ju lutem drejtohuni në degën më të afërt të bankës suaj dhe kërkoni të riaktivizoni shërbimin dhe të merrni një kod të ri PIN.

Kam një telefon shumë të vjetër. A është më pak i sigurtë shërbimi MPAY?

MPAY funksionon në të gjithë llojet e telefonave celular. MPAY ka ndërtuar standarde sigurie të cilat nuk lidhen me specifikimet e telefonit celular. Si rrjedhojë përdorimi i shërbimit është i sigurt pavarësisht telefonit celular që përdorni.

Si mund të vendos një PIN sa më të sigurt?

Një kod PIN i sigurt mund të jetë çdo kombinim numrash i rastësishëm. Për të qenë edhe më i sigurt sigurohuni që kombinimi i numrave nuk është i ngjashëm me kombinime të tjera si kodi i PIN që përdorni për të hapur telefonin celular, data e lindjes, targa e makinës, kodi i kartës së debitit etj.