10 000 Klientë MPAY

3 korrik 2013

Udhëtimi i MPAY zuri fill më pak se tre muaj më parë, më 10 Prill 2013. Për habinë tonë (positive sigurisht!), gjatë javës së parë, 1000 klientë nxituan pranë bankave partnere për të aktivizuar shërbimin MPAY. Pesë javë më vonë, MPAY numëronte 5000 klientët e parë. Në vijim, MPAY ka vazhduar të rritet në mënyrë konsistente me rreth 1000 aktivizime të reja në javë. Sot, ne kemi arritur objektivin tonë të parë, 10.000 klientët e parë të shërbimit. Kjo ka qenë një surprizë pozitive për të gjitha palët e përfshira në ngritjen dhe funksionimin e shërbimit MPAY.

Përulemi përpara besimit që partnerët tanë kanë patur tek MPAY dhe sigurisht nuk ka shpërblim më të mire se sa rritja e vazhdueshme e numrit të klientëve dhe transaksioneve. Dëshirojmë të falenderojmë të gjitha palët e përfshira në mënyrë direkte dhe indirekte, institucionale dhe personale në suksesin aktual të MPAY. Qëllimi ynë është të zgjerojmë MPAY në mënyrë që të mbulojmë një bazë të gjerë klientësh dhe tregtarësh. Ne do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për të informuar zgjerimin e bazës së klientëve.

Për të rejat më të fundit lexoni Newsletter 12, 3 Korrik 2013