50.000 Klientë Në MPAY

23 korrik 2014

MPAY feston sërish…15 muaj pas hedhjes në treg të shërbimit MPAY, 50.000 klientë i kanë besuar shërbimit dhe e përdorin atë aktivisht. Ne jemi përpjekur maksimalisht të mbajmë premtimet tona për shtimin e produkteve duke ofruar për herë të parë në Shqipëri, mundësinë e pagesës së faturës së energjisë elektrike nëpërmjet telefonit celular. Procesi i pagesës zgjat nga 5 – 15 sekonda dhe është si zakonisht PA KOMISION. Dy shërbime të tjera janë duke u përgatitur dhe do të komunikohen në javët në vijim.  Gjithashtu jemi zotuar që bashkëpunimin do ta zgjerojmë edhe me banka të tjera partnere. Së shpejti të reja edhe për këtë.

Si gjithmonë, në komunikime të tilla nuk mund të lemë pa përmendur ata pa besimin dhe bashkëpunimin e të cilëve nuk do të kishim arritur të gëzoheshim sot: partnerët tanë besnikë ALBtelecom Albania dhe Vodafone Albania, si edhe bankat partnere Raiffeisen Bank Shqiperi dhe Societe Generale Albania.

Së fundmi, por absolutisht jo për nga rëndësia, 50.000 + falenderime shkojnë për secilin prej klientëve tanë. Faleminderit që na keni besuar dhe vazhdoni të na besoni duke na shpërblyer (nëpërmjet përdorimit falas të shërbimit) gjithë mundin dhe përpjekjen për të sjellë MPAY në formën e tij më të mirë pranë jush!!!