Blini Paketat e Abonimit Digitalb Nga Celulari

9 tetor 2014

Duke filluar nga data 9 Tetor 2014, të gjithë përdoruesit MPAY mund të blejnë paketat e abonimit të Digitalb nga telefoni i tyre celular.

Mjafton të zgjidhni opsionin numër 6.Digitalb në menunë kryesore MPAY dhe të regjistroni kartën smart. Karta smart regjistrohet vetëm njëherë dhe përdoruesit mund të regjistrojnë deri në 4 karta. Më pas mjafton të zgjidhni kartën për të cilën dëshironi të blini abonimin. Menjëherë shfaqet lista me të gjitha paketat e abonimit Digitalb. Konfirmoni blerjen dhe aktivizimi i paketës do të kryhet menjeherë. Do të njoftoheni nga Digitalb nëpërmjet një SMS-je në tuaj të celularit.për aktivizimin e suksesshëm të paketës.

Si gjithmonë pagesat janë pa komision. Nëse nuk jeni regjistruar ende për shërbimin MPAY mjafton të drejtoheni në një nga degët e bankës Raiffeisen Bank apo Societe Generale Albania. Regjistrimi është pa pagesë dhe zgjat vetëm pak minuta.

MPAY dhe Digitalb ju urojnë një shikim të këndshëm!
Për më tepër vizitoni www.mpay.al/digitalb.