MPAY bën 2 vjeç

10 prill 2015

Jemi shumë të gëzuar që e përfundojmë këtë vit të dytë aktiviteti në tregun shqiptar me mbi 67.000 klientë dhe më shumë se 250.000 transaksione në muaj.

Gjatë vitit të shkuar, ne kemi sjellë për klientët tanë shërbimin e pagesës së faturave të energjisë elektrike si dhe mundësinë e blerjes se paketave të abonimit DIGITALB. Projekte edhe më interesante na presin.

Falenderojmë dhe i shprehim sot mirënjohjen partnerëve tanë banka dhe operatorë celularë. Faleminderit që keni qëndruar pranë dhe keni qenë me në në këtë udhëtim të vështirë, por tejet të veçantë.

Gëzuar dhe për shumë vite të tjera!

Ludovic Laventure.