MPAY bën 5 vjeç

10 prill 2018

Festojmë sot 5-vjetorin e MPAY së bashku me 130.000 klientë që na kanë besuar duke kryer më shumë se 15,000,000 transaksione nëpërmjet telefonit në cdo moment dhe kudo.

Viti i kaluar shënoi hedhjen në treg Aplikacionin MPAY Raiffeisen, një mënyrë alternative e përdorimit të Shërbimit MPAY përmes telefonave smartphone. Në shtator MPAY u përzgjodh të merrte pjesë në finalen e edicionit të parë të Elevator Lab, program për shkëmbimin e ideve të start up-eve nga e gjithë bota, organizuar nga nga Raiffeisen Bank International (RBI) në Vienë, Austri.

Duke parë interesin që keni treguar deri tani kundrejt produkteve tona për t’ju falenderuar jemi duke punuar për të ardhur me një nga projektet më interesante përsa i përket fushës së pagesave nëpërmjet telefonit.

Falenderojmë dhe i shprehim sot mirënjohjen partnerëve tanë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për të ofruar një shërbim cilësor dhe të sigurt.

Gëzuar dhe për shumë vite të tjera!