MPAY del në 10-shen finaliste të Elevator Lab organizuar nga Raiffeisen Bank International (RBI) në Vienë, Austri.

15 shtator 2017

Më 1 Qershor 2017, Raiffeisen Bank International (RBI) AG prezantoi Elevator Lab, një Fintech Accelerator, ku ftonte fintech start-ups të maturuara në tregjet përkatëse dhe me produkte dhe shërbime të testuara e me sukses të provuar. Qëllimi i RBI është krijimi i bashkëpunimeve afatgjatë për zgjerimin e portofolit të shërbimeve dhe produkteve të bankave të rrjetit.

MPAY mori pjesë në këtë edicion të parë të Elevator Lab, krahas 336 start up-eve të tjera nga 52 vende të botës. Pjesëmarrës të tjerë vinin gjerësisht nga Europa perëndimore, Azia dhe Shtetet e Bashkuara.

Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ofronin shërbime pagesash, të ndjekur nga fushat e investimit, SME, përpunimit të të dhënave, RegTech, degët e së ardhmes si dhe teknologjia e investimit.

MPAY u seleksionua në 10-shen finaliste të këtij edicioni të Elevator Lab, një vlerësim i jashtëzakonshëm për punën dhe arritjet e MPAY.