MPAY PREZANTON KUIK!

13 maj 2019

MPAY sapo ka hedhur ne treg shërbimin e fundit, KUIK. Mbajeni mend mirë këtë emër, pasi KUIK do të bëhet shumë shpejt mënyra e preferuar e dërgimit dhe marrjes së parave ndërmjet familjarëve, miqve, kolegëve, dhe atyre që u do zemra juve. KUIK përdoret falas dhe paratë transferohen në kohë reale në llogarinë tuaj bankare sapo të klikoni “Dërgo”. Shkarkoni aplikacionin KUIK nga App Store apo Play Store dhe ndiqni udhëzimet për aktivizimin, ose drejtohuni pranë degës më të afërt të Raiffeisen Bank.