MPAY vlerësohet me çmimin e “Sinergjisë Inovative më të mirë”

12 maj 2015

Suksesi i gjerë i shërbimit MPAY që tashmë numëron më shumë se 70,000 përdorues është vlerësuar përsëri gjatë Forumit të 6-të të Telekomunikacionit, të mbajtur gjatë Javës së Inovacionit, me çmimin e “Sinergjisë Inovative më të mirë” për bashkëpunimin e saj me Raiffeisen Bank Albania. Falenderojmë shumë përzemërsisht organizuesit e Infocom Albania për këtë shpërblim, u shpreh CEO i MPAY, z.Laventure.

MPAY mori pjesë për të tretën herë radhazi në eventin më të rëndësishëm që mbledh bashkë kompanitë në fushën e Telekomunikacionit dhe Inovacionit në Shqipëri. Në këtë edicion të 6-të u fol gjerësisht për teknologjitë e reja në komunikim si dhe për përfshirjen gjithmonë e më të gjerë të telefonit celular në lehtësimin e pagesave elektronike.