Paguani faturën tuaj Albtelecom dhe Eagle Mobile nga telefoni juaj celular me MPAY

8 nëntor 2016

Paguaj Faturen e Albtelecom dhe Eagle Mobile

7 Nëntor 2016. Tashmë mund të paguani faturën tuaj Albtelecom dhe Eagle Mobile në çdo moment dhe kudo që ndodheni nga telefoni juaj celular. Albtelecom është një nga kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit e cila ofron shërbime të telefonisë celulare dhe fikse, internet dhe televizion. Albtelecom i shtohet listës së kompanive të tjera utilitare në MPAY.

Për të paguar një faturë Albtelecom apo Eagle Mobile, mjafton të thërrisni numrin #777# nga telefoni juaj celular, të hyni në menunë Paguaj Faturat, të zgjidhni Albtelecom ose Eagle Mobile dhe të vendosni numrin e faturës. Pasi të shfaqen detajet e faturës mund të jepni dhe konfirmimin për të paguar. Pas konfirmimit, transaksioni procesohet menjëherë dhe ju do të informoheni me një SMS nga MPAY. Pasi të paguani faturën e parë mund të aktivizoni dhe shërbimin e Njoftimit me SMS për të marrë faturat e reja me SMS dhe t’i paguani duke ju përgjigjur mesazhit në pak sekonda. Për më tepër informacion vizitoni www.mpay.al/albtelecom

Nëse ende nuk jeni regjistruar për shërbimin MPAY, mjafton të drejtoheni në një nga degët e bankave tona partnere për të aktivizuar shërbimin në pak minuta dhe të filloni menjëherë të paguani faturat tuaja, të rimbushni numrin tuaj celular, të kontrolloni balancën dhe shërbime të tjera, të gjitha nga celulari juaj kudo dhe kurdo pa asnjë komision.