Infrastruktura e pagesave të menjëhershme në Shqipëri
Mpay është një institucion i lisencuar pagesash që lidh bankat, bizneset dhe individët përmes Kuik - e vetmja platformë pagesash mobile në Ballkanin Perëndimor qe mund te integrohet brenda pak javësh me bankat, e përshtatur për TIPS dhe partnere me EMPSA.
Infrastrukturë pagesash për Ballkanin Perëndimor
Tre shtylla kryesore që e bëjnë Mpay institucionin më të besueshëm të pagesave në Shqipëri:
Infrastrukturë e pagesave të menjëhershme
Ne operojmë të vetmen platformë ndërbankare llogari-me-llogari për pagesa të menjëhershme në Shqipëri. Pagesa mes çdo banke dhe çdo klienti, në më pak se 10 sekonda.
I licensuar dhe sipas standardeve evropiane
Mpay është institucion i lisensuar nga Banka e Shqipërisë, i certifikuar me ISO 27001, ISO 20022 dhe anëtar i EMPSA - Shoqata Europiane e Sistemeve të Pagesave Celulare. Mpay operon sipas standardeve të BE-së.
Gati për zgjerim rajonal
Arkitektura jonë është projektuar për të operuar në disa shtete. Aktive në Shqipëri dhe Kosovë, me integrimin TIPS Clone të planifikuar së shpejti dhe me zgjerim rajonal në vijim.
Kuik - Platforma e pagesave të menjëhershme për Ballkanin Perëndimor.
Kuik është zgjidhja e pagesave celulare nga Mpay, e integruar në aplikacionet bankare. Bankat e integrojnë Kuik në aplikacionet e tyre ekzistuese - pa pasur nevojë të ndërtojnë një platformë nga e para. Klientët kryejnë transferta të menjëhershme P2P, pagesa me kod QR te tregtarët dhe blerje online. Kuik menaxhon infrastrukturën e përbashkët. Bankat mbajnë markën e tyre, të dhënat e tyre dhe marrëdhënien me klientin.
- 270K+ Përdorues
- €13M+ Volum vjetor
- +30% Rritje nga viti në vit
- I disponueshëm në 2 Shtete
Mënyra më e shpejtë që banka juaj të ofrojë pagesa të menjëhershme.
Integroni Kuik brenda pak javësh, jo muajsh. Nuk ka nevojë të ndërtoni një platformë nga e para. Kuik është i gatshëm për TIPS Clone dhe tashmë i provuar në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Ne menaxhojmë rrjetin - ju përvojën e klientit.
- Pagesa llogari-me-llogari, individ me biznes, me kod QR dhe eCommerce
- Marka juaj, aplikacioni juaj, të dhënat e klientëve tuaj
- I gatshëm për TIPS Clone
- Drejt një të ardhmeje të pagesave ndëroperuese përmes partneritetit me EMPSA
Raiffeisen Bank Albania
Raiffeisen Bank Kosovo
Banka Juaj
Anëtar të Komunitetit Europian të Pagesave Celulare
Si anëtar i Shqipërisë në Shoqatën Europiane të Sistemeve të Pagesave Celulare (EMPSA), MPAY kontribuon në nismën europiane për pagesa celulare ndëroperuese.
EMPSA ka 13 anëtare të sistemeve kombëtare të pagesave, duke përfaqësuar më shumë se 110 milionë përdorues, dhe po nxit ndëroperueshmërinë ndërkufitare përmes nismave të tilla si EuroPA (European Payments Alliance), e cila mundëson transferta direkte llogari-me-llogari mes skemave pjesëmarrëse kombëtare të pagesave.

European Mobile Payment Systems Association
13 sisteme kombëtare pagesash. 110M+ përdorues. Një vizion i përbashkët për ndëroperueshmërinë.
Si përfaqësues i Shqipërisë tek EMPSA, MPAY po kontribuon në të ardhmen e pagesave të menjëhershme ndëroperuese në Europë, ndërkohë që KUIK po përgatitet për integrimin e ardhshëm me nisma si EuroPA, duke mundësuar pagesa të lehta ndërkufitare mes skemave europiane të pagesave.
