Rreth Nesh
Mësoni më tepër rreth kompanisë MPAY

Cilët jemi ne

MPAY është një shërbim inovativ dhe stimulues, i cili bën të mundur që çdo person me çdo tip telefoni celular të kryejë pagesa të ndryshme. Tashmë, të gjithë Shqiptarët mund të përdorin telefonin celular për të paguar faturat e tyre, për të kryer rimbushje elektronike, për të kontrolluar vlerën e llogarisë bankare si dhe për të marrë njoftime lidhur me datat e faturave për t’u paguar.

Në të gjithë botën, implementimi i pagesave me celular po adaptohet me mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me paranë. Ne besojmë se përdorimi i gjerë i aparateve celulare, së bashku me qarkullimin e parasë elektronike, do të ndryshojë peisazhin e shërbimeve financiare në Shqipëri.

MPAY përdor teknologjinë më të fundit duke mundësuar një shërbim të thjeshtë dhe të sigurtë. Nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me institucionet financiare dhe operatorët e telefonisë celulare çdo transaksion respekton standartet më të larta të sigurisë

Licenca

E enjte, 31 maj 2011

Pas një procesi rigoroz të vlerësimit dhe përmbushjen e të gjitha specifikimeve të nevojshme ligjore, teknike dhe komerciale M-PAY sh.p.k. u licencua nga Banka e Shqipërisë më 31/05/2011 për të operuar si një institucion financiar jo-bankar.

Për më tepër informacion mund të drejtoheni në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë http://www.bankofalbania.org/web/Subjektet_Financiare_Jobankare_5320_1.php

Misioni

Ne si MPAY, i kemi vënë detyrë vetes që të sigurojmë fjalën e fundit të teknologjisë në shërbimet financiare përmes celularit, me qëllim plotësimin e nevojave të klientëve tanë. Ne përpiqemi të mbetemi avantgardë në parashikimin e trendeve të reja të tregut, duke vlerësuar ndikimin e klientëve tanë dhe tregun e brendshëm.

Vlerat

Duke marrë parasysh evoluimin e vazhdueshëm teknologjik, është rasti për të ofruar zgjidhje të pagesave me celular duke pasur objektiva të ndryshme ndërmend, të cilat eventualisht do të na çojnë në një grup më të gjerë dhe të sofistikuar shërbimesh. Themelet tona shtrihen në 4 vlera thelbësore:

Lidershipi ynë

Qëllimi ynë është të arrijmë në pozita udhëheqëse në treg, të bazuara në njohuritë e inovacionit të teknologjisë dhe vendimmarrjet e suksesshme. Kjo njohuri siguron klientët tanë për të arritur objektivat e tregut të tyre me ofertat dhe paketat e duhura si edhe shpërndarjen në mënyrë efektive.

Ekipi ynë

Ne disponojmë një përvojë të madhe në industrinë e shërbimeve financiare dhe të telekomunikacionit, duke pasur një perspektivë globale dhe një ekspertizë, të cilat na shtyjnë përpara me energji të reja.

Teknologjia jonë

Ne jemi të angazhuar për të ofruar teknologji të nivelit më të lartë, duke marrë si përparësi vetëm karakteristikat unike të aparatit celular dhe përvojën e përdoruesve, në mënyrë që sigurojmë një sistem të thjeshtë, komod dhe që gjendet kudo.

Partneriteti ynë

Ne operojmë në një platformë ndërvepruese, e cila lejon të gjithë partnerët tanë të bashkëngjisin ofertat për shërbimet e tyre të reja dhe për të krijuar një kanal të ri bashkëveprimi me klientët.